A do hiqen masat e Covid siç po bëjnë vendet e tjera? Manastirliu jep përgjigjen

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për vendimet e marrë qeveria sot.

Ajo është pyetur nga gazetarët, nëse në Shqipëri siç po ndodh në vendet e tjera do të hiqen masat Anti-Covid.

Manastirliu tha se situata është në monitorim, por që është ende herët për të shpallur fitoren.

“Masa tona konsiderohen të ulta dhe mesatare. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike dhe na bën që të jemi shumë të kujdesshëm dhe vëmendshëm. Sot ne kemi mbi 18 mijë raste aktive.

Dhe gjithashtu situata në spitale është e qëndrueshme e po monitorojmë cdo ditë situatën dhe bazuar në to do merren dhe vendimet. Është herët për të shpallur fitoren e virusin, por nga ana tjetër vendet janë duke bërë një vlerësim të situatës, duke lehtësuar dhe masat.

Ju e dini që masat që janë në vendin tonë, janë elastike, situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të kujdesshëm”, tha Manastirliu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?