Zbardhen pergjimet: Si bashkëpunonin të arrestuarit për xhamat e zinj

Aktualitet

Shtatë persona u arrestuan sot, pas zbulimit të një skeme korruptive për falsifikimin e dokumenteve të xhamave të zinj për automjetet.

Mes të arrestuarve ka sekserë, zyrtar si dhe një mjek i familjes. Skema korruptive nis në 16 nëntor të 2021 kur një shtetase ka kërkuar të rinovojë kolaudimin e makinës duke errësuar xhamat më tepër nga çfarë e lejon ligji.

Është agjentja e kompanisë së sigurimeve INSIG Yllka Graceni, ajo që i premton vajzës se do t’i rregullojë dokumentacionin dhe se ajo s’do të ketë asnjë problem me policinë.

Artan Murati është një nga të arrestuarit e sotëm që akuzohet se ka lëshuar një raport të rremë shëndetësor që do i shërbente shoferes për të marrë dokumentet e makinës.

Sipas dosjes së prokurorisë Yllka Pronja i kërkoi shtetases të flisnin nga afër dhe jo me telefon në mënyrë që automjetit të saj ti vendoseshin xhama më të errët nga se e lejon ligji.

Urdhër arrestet e lëshuara:

– Yllka Graceni (Pronja), dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.

– Redi Allmeta dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.

– Erges Zaka dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave” i kryer ne bashkëpunim te parashikuar nga neni 186/2 te K Penal.

– Artan Frroku pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/1 te K Penal.

– Qamil Domi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal dhe “Falsifikim I dokumenteve shendetesore”te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/1 e 25 I K.Penal .

– Artan Murati me detyre mjeku familjes tek qendra shendetesore Kamez pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim I dokumentave shendetesore nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/2 e 25 te K Penal.

– Zef Ndoca me detyre specialist Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durres me shtetësi dhe kombësi Shqiptare pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Shperdorim i detyres” te parashikuar nga neni 248 te K Penal.

Një nga takimet e pëgjuara:

A-Bashkepunetori B- Qamili C- Yllka Graceni D- Tani

A-Sna le zoti pa miq po t kisha ardh të kisha, mbaru punë edhe me ty.

B-Po m direkt ja ta mar në telefon ja po iki një sekondë për Bathore t iki ta mar takohena në bathore e ta jap , është në Bathore o vlla .

A-A në bathore takohemi diku nga Kaza o burr.

B-Te Kaza Italia

A-Hë

B-Po m po po është muhabeti se në orën katër del ajo dhe nuk e di a arrij.

A-Ora katër , ora katër pa pesë.

B-Ok

A-Fol me të dhe më thuj ,po ashtu po e lëmë për masdreke.

B-Po jo m jo po shkoj ta mor e ta bij unë te Kaza Italia mos e vrit menjen.

A-Ok hajde te Kaza Italia po të pres aty.

B-Ok hajde

A-Hajde,hajde ulu

B-Jo m se ska gjë se ….. , amon sa lekë të shkoi o vlla.

A-Njëqindë mijë lekë.

B-Po po e shof unë që ta dish ti unë …..i pata kërku me gjithë gjithë pagesën që….. pata bo unë personalisht .

A-Atij…..

B-Ë

A-Atij atje

B-Po për ty

A-Ej ,ajo që qe dje qe më e mirë kje me kshu.

B-Asnjë lidhje ska mos e rruj trapin ,për një vit mbas një viti nuk funksionon më.

A-Qa ke shkrujt ktu

B-Emri dhe mbiemri jot.

A-Po jo

B-Po emri jot është o burr

A-Si është o vlla emri im , Oltjan unë e kam ______ o vlla ta kam çu kartën.

B-Oltion është kjo, ________ e ke ______ se Oltion është e ktij ja për një vit mos e vrit mendjen e ke në rregull.

A-Po jo m shok se s lexo _________, Oltjan.

B-Ar e ka bo

A-Po jo m burr e ke bo gabim s rekomando me emrin.

B-Po mbiemri?

A-______unë ta kam çu kartën m burr mos ja fut pordhës , shife si lexo ktu në leje të qarkullimit, kur t ma shofi njeri s është e vërtetë kjo.

B-Po mbiemri.

A-Mbiemri në rregull ______ hajt.

B-Mbaji një minutë Shënim:Bisedon në telefon, o shpirto merre në telefon po ja paska bo me të dy emrat Oltjon m burr mbiemrin ja paska bo në rregull i paska bo të dy emrat Oltjon mbiemrin ja ka bo në rregull po emrin ja ka bo Oltjon, merre në telefon më kthe përgjigje.Ja e kam kartën ktu jam ka çu

A-Po çoje o vlla është krejt e kollajt, po është Oltjon o vlla jo.

B-Po pra i ka ngatërru të dyja ndoshta ja ta shofim ja të shoh ça do të thoje, se ja kam çu iher kartën tate edhe kartën e ktij.

A-E fshi ktu dhe e bën.

B-E bëjmë të re o burr,të bëjë të re o burr e fshi hajde hajde, po prit të shof nëqoftëse ashtu.

A-Ajo smë pin uj kërkund ti e shef vetë se ai të thotë ktu e ke përshëmbull.

B-Po tashi e kuptoj unë se se kuptoj e.

A-_______ me një l.

B-Po sonte se bën më ai veç kur ta bëj nesër i bie për të hënën.

A-Po thuji.

B-Nesër është e shtunë drejtori e ka pushim veç nëqoftëse e bën nëqoftëse është drejtori aty kthe përgjigje tashi direkt.Si thu e kishte mor për poshtë …..ka dy ditë ….. te koalidimi se unë kam bo me mijra makina kam katër vjet që i bëj.

A-Ë , po pse

B-Jan krejt ….. , o bo nomi o burr krejt jan prej me ik nga puna aty,krejt krejt krejt.

A-Leje t ja boj i foto.

B-Po çke se do bëjm tjetër po na iku kjo rruga na shkoi dom.

A-Po jo m ndoshta ja ndrysho kush mbiemrin a e kupton.

B-Do e mbash gjithmonë në makinë ktë.

A-Po pra

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?