Gjiknuri: Shkodrën e marrim të vetëm, opozita e përçarë

Aktualitet Politike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri shprehet optimist për betejën zgjedhore në bashkinë e Shkodrës.

Gjiknuri tha se PS ka hyrë në këtë garë e vetme, pa ish-aleatin e PSD-së, Tom Doshi. Ai u shpreh në një intervistë për “Euroneës Albania”, se rezultatin e socialistëve mund ta ndihmojë fakti që opozita është e përçarë.

“Ne po hyjmë të vetëm në Shkodër, nuk po hyjmë në aleancë me PSD, që drejtohet nga zoti Doshi. Kemi regjistruar si kandidat, kandidatin tonë. Nga kjo pikëpamje shpresojmë ta marrim të vetëm, duke ditur që në rafshin e opozitës ka një përçarje. Se si do të sillet elektorati poshtë nuk e dimë, disa mbështetës të Doshit mund të shkojnë drejt PD, disa drejt PS. Elektorati priret edhe ndaj individit”, u shpreh Gjiknuri

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?