Berisha: Jemi në koalicion me LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim është pjesë e koalicionit me ish-kryeministrin Sali Berisha, për zgjedjet vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Këtë e ka konfirmuar vetë Berisha, i pyetur gjatë prezantimit të kandidatëve të dalë nga procesi i primareve. Berisha tha se po shihen modalitetet që përcakton ligji, ndërsa po negociohet edhe me partitë e tjera pasi ligji përcakton një numër për partitë brenda një koalicioni.
“LSI është pjesë e këtij koalicioni, pa diskutim. Po shihen modalitetet që përcakton ligji. Me të tjerat po negociohen. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë”, u shpreh Berisha.
Berisha tha se koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe do të ketë logon e vetë. I pyetur për logon e Partisë Demokratike, Berisha tha se “është konfiskuar padrejtësisht nga narkoshteti”.