SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

PD ndryshon përfaqësuesit në KQZ

PD ka legjitimuar si përfaqësues të saj Indrit Sefën, Sekretar për çështjet ligjore e zgjedhore si edhe Marash Logun, duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos, i shprehur hapur krah ish kryeministrit Sali Berisha.

Lidhur me këto ndryshime, Kaso u shpreh se përfaqësimi vijon automatikisht, për sa kohë jemi në periudhë ligjore, duke theksuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Ju uroj suksese në procesin e dekretuar nga Presidenti. I bëj me dije KQZ, jemi në një periudhë zgjedhore, perfaqësimi vijon automatikisht, nuk kemi ende subjekt zgjedhor në garë. I bëj me dije KQZ për një fakt të bërë publik, edhe Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me faktin që që prej dhjetorit 2021, jo vetëm nënshkruesi i letrës nuk është më kryetar i PD, sigla dhe vula e PD, kanë ndryshuar në raport me ato të depozituara në procesin e 25 prillit.”- u shpreh Kaso.

Sakaq, ndërsa shprehu keqardhje për situatën në PD, Celibashi u shpreh se kjo ishte fjala e fundit e Kasos, për këtë mbledhje duke njohur ndryshimet e PD në KQZ.

“Në pikëpamje të ligjit, raporti i një partie politike me KQZ është një raport i vazhdueshëm dhe qoftë gjatë periudhës zgjedhore dhe jo zgjedhore. Ekziston një marrëdhënie për aq sa ligji e përcakton. Secili prej institucioneve ka mënyrën e vet dhe e demostron në mënyrë të ligjshme. Me gjithë keqardhjen me këtë situatë, jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD ku ai që është përfaqësuesi ligjor i saj ka konsideruar cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në KQZ. Për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë cështje dhe vijimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ. Opinionet e PD, janë ato që do të prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu.” u shpreh Celibashi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?