Presidenca i përgjigjet Ramës: Kush ka më shumë vlerë? Shkarravinat që shiten si piktura?
Presidenca ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti pa asnjë vlerë dekoratat e bëra nga Presidenti për artistë dhe intelektualë. Në një postim në “Facebook” zëdhënësi i Presidentit pyet nëse Korça e arsimit, artit kulturës dhe qytetarisë është pa vlera apo artistët e mirënjohur korçarë që janë nderuar sot nga Kreu i Shtetit?!
Ndërkohë Blushi pyet sërish nëse kanë vlerë shkarravinat që shiten si piktura.
“Ç’po na dëgjojnë veshët!
Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?
Kush ka më shumë vlerë? Shkarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?
Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë! Fale o Zot!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit.
