Rama: Publikimi i pagave është kriminale, prokuroria duhet ta ndjekë

Aktualitet Politike

Nisur nga skandalet e publikuara me pagat e targat e qytetarëve, apo arrestimet në radhët e socialistëve, qofshin këta kryebashkiake apo ish ministra, Rama tha se janë cështje individuale deri në momentin që shprehet drejtësia. Rama iu përgjigj interesit të medias, lidhur me përgjegjësitë që mund të mbajë kreu i qeverisë në të tilla kushte.

“E para punës, ato që ju i konsideroni arsye për t’ju thënë ‘Po ky është faji im’, janë arsye për t’ju thënë po përpjekjet e mia po funksionojnë. Nuk hyj në rastet individuale, deri sa të shprehet gjykata, janë individuale.

Nëse drejtësia sot po jep shenja të qarta unë jam krenar për këtë dhe t’ju them Po, përgjegjësia është individuale, shumë madje cdo kush që merr një detyrë, zgjidhet për njimijë arsye që nuk bien, kur ai ose ajo gjenden në faj. Por ama, në atë moment ai është vetëm, kaq! Ju vijoni thoni patronazhistët, nga e nxirrni ju këtë me cfarë të drejte? Kur jo vetëm unë e kam thënë por edhe hetimet e bëra kanë nxjerrë që nuk është baza e të dhënave të PS, po e miksuar me të dhëna të vjedhura nga PS. Nuk kemi ne numra ID ne regjistrin e patronazhistëve. Pikë!. Tani për cfarë të them unë ‘më falni është faji im’.

 

 

Publikimi i pagave është kriminale, prokuroria duhet ta ndjekë. Por më ndihmoni ju, unë s’di ndonjë vend demokratik, me standarde. ma tregoni vendin ku ka ndodhur që nxjerrja e të dhënave, ti drejtohet gishti kryetarit të shtetit. SHBA i dolën të gjitha të dhënat e DASH, muhabetet në ambasada me palët e tjera, morën dhenë, dini gjë të ketë marrë përgjegjësi ndonjë sekretar shteti për këtë punë.

Këto janë gjëra që me botën që jetojmë, me këto aksese, janë rrezik. Kemi vendosur buxhetin, se kemi vendosur tani, por prej disa kohësh për të krijuar qendrën shqiptare të mbrojtjes kibernetike. Kemi nisur bashkëpunim me një kompani amerikane, për të investuar në dy ekonomitë tona. Duhet të vazhdojmë të rrisim kapacitetet mbrojtëse. Në 9 janar vjen në Tiranë grupi amerikan që ka bërë mrekullira për këtë punë. Kur dola për këtë, i kërkova ndjesë qytetarëve.

Ndjesë është ajo që mund të kërkojë unë. Pazari nuk është reformë politike, as përpjekje kundër një partie, por vizion dhe vullnet dhe qëllim i madh i imi për t’i lënë Shqipërisë këtë vepër që nuk do të mbarojë me mbarimin e punës time se do kërkojë kohë. Kollaj flasim për vendet e tjera, por ato kishin gjykata. Kishin shërbime sociale, shtet kur ne ishim një provincë me pluhur e një perandorie dhe s’dinim se ku kishim kokën.’ u shpreh Rama

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?