Basha sot në Dibër, takime intensive me strukturat e krerët e degëve

Aktualitet Politike

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i Selisë Blu Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve nga Selia Blu raportoi për “BalkanWeb” se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD.

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës, duke nisur kështu një tur takimesh më rrethe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?