Skandali me listën e pagave, deputeti i PD: Të gjitha në funksion të patronazhimit socialist.

Aktualitet Politike

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me skandalin e listës me rrogat e tatimpaguesve ne institucionet publike dhe private.

Këlliçi përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se kjo është mendësi kontrolluese diktatoriale.

“Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën. Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist.
Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë e dhëmballë.
Si qëmoti edhe tani, e njëjta mendësi kontrolluese diktatoriale. Pikërisht nga ai që do hapi Ballkanin me koka peshku. Si një pijanik tavolinash të fryra, që pasi i vishen sytë nga avujt e alkoolit, ia nis të diskutojë me pathos edhe për gjeopolitikën”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?