Aktualitet

Rezart Taçi shpëton nga akuzat, nuk vërtetohet bashkëpunimi me mafien

Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me mafien. Në artikull thuhet se gjykatësi italian, Alfredo Montaldo, i ngarkuar me hetimin e çështjes, është shprehur se ekonomisti Petruzzella do të hetohet vetëm për akuzën e pastrimit të parave, pasi ka qenë pikërisht ai që ka kërkuar dhe kryer transferimin e rreth 18 milionë eurove.

Por, edhe kjo akuzë është kundërshtuar nga ekonomisti, i cili ka deklaruar se paratë kanë qenë të lira në Zvicër para dhe pas transfertës, dhe për këtë sipas tij, i lindte e drejta të vepronte në çdo formë dhe në çdo kohë me ato para. Media italiane raporton se me rënien e akuzës kryesore për Petruzzellën, bie automatikisht edhe akuza e vetme që rëndonte mbi shqiptarin Rezart Taçi, pra ajo e bashkëpunimit me mafien.

Për këtë të fundit, prokurori Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari. Me këtë kthesë të Prokurorisë italiane duket se mbi biznesmenin shqiptar nuk rëndon ndonjë akuzë specifike. Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të Prokurorisë italiane për ekonomistin Fabio Petruzzella, i cili po qëndron akoma në arrest bashkë me sipërmarrësin 90-vjeçar Francesco Zummo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?