SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

LIGA E KOMBEVE/ Short jo i lehtë për Shqipërinë

Pasditen e sotme është hedhur shorti i Ligës së Kombeve për Kampionatin Europian që zhvillohet në Gjermani bë vitin 2024.

Shqipëria gjendej në vazon e katërt të Ligës B, së bashku me Slloveninë, Armeninë dhe Malin e Zi.

Shorti u ka rezervuar kuqezionjve kundërshtarë jo të lehtë, pasi Shqipëria do të ndeshet me Islandën, Rusinë dhe Izraelin. Rusët duken favoritë për të fituar grupin, ndërkohë që edhe ekipet e tjera do të përpiqen të luajnë shanset e tyre.

Izraeli dhe Islanda janë dy ekipe me të cilat kuqezinjtë jan ndeshur vitet e fundit dhe kanë arritur të marrin rezultate pozitive, ndërsa përballja e fundit me rusët është në vitin 2003, ndaj ata janë ekipi më i vështirë për t’u parashikuar për kuqezinjtë tanë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?