Aktualitet

“As diktatura nuk ia errësoi dot shkëlqimin”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktores Edi Luarasi

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistes Edi Luarasi. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj.

Basha shprehet se as diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena.

“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi. Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena. Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!”- shkruan ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?