A të kujtohet ajo ditë z Pollo?!
SOKRAT TURTULLI
Nuk di pse mu kujtua dita kur donte te kandidonte Genc Pollo per kryetar te PD. Fjala se ai do kandidonte u mor vesh vetem pak ore para se te fillonte takimi me delegatet, e vendosur nga kryesia e PD se asaj kohe. Drejt me thene na ra si bombe pasi ishim mesuar qe perballe Berishes mos kishte kandidat dhe mos guxonte njeri ta mendonte te behej kryetar. Takimi i prezantimit behej tek Pallati Kultures. Ah, sikur ta dish sa te kam share dhe bertitur nga vendi kur spikerja permendi emrin tend qe te dilje ne foltore e per te shpallur platformen tende.
Se mos vetem une. Në kor te gjithe: Berisha…Berishaaaaa…Berishaaaa. yyyyyyyyy…ikkkkk…mbylle gojennn…u bere ti more ti dalesh Berishes kandidat. Yyyyyyyyyyy…ikkkkkkk. Dhe ishte jo nje ikkkkk normale, por me syte e çakerruar duke na dale jarge nga goja dhe gjithe urrejtje per gjemen qe po na bente Genci.
Por ti gjithsesi dhe pse nuk degjoje veten kur flisje, e more guximin dhe the: Të dashur demokratë. Une sot…yyyyyy, ikkk, zhdukuuuu, grek i poshter…i pabeseeeee. Atehere nuk kishte dale ne skene shprehja besprere, por ta thoshim ne variantin i pabese. Per hir te vertetes peng nuk te thame atehere. E sulmuan duke i kujtuar te atin dhe duke e quajtur si te blere nga qarqet greke ku ne loje ishte futur dhe ambasada greke per ta mbeshtetur, sipas tyre. Berishen e kishe aty perballe dhe nuk e hapi qe nuk e hapi gojen t’na thoshte neve qe ulerinim, pushoni dhe lereni te shprehet. Ate dite u fol se, edhe Bamir Topi do shpallte kandidaturen per kryetar dhe ishte ne mbeshtetjen tende nese nuk do i aprovohej, por sa pa çetën e uleritesve brenda kundra Gencit, as aty nuk ndenji po ja “futi vrapit”.
E solla ne kujtese kete zhvillim te PD ne vite per t’ju thene se edhe sot jane po te njejtat sharje, fyerje dhe linçime ndaj pjeses qe nuk ndan te njejtin mendim me ty. Jane po te njejtet aktore dhe po e njejta fryme urrejtje dhe perçarese si atehere. Nuk mund te flasesh kurre per bashkim, kur si pergjigje te fjales dhe mendimi te tjetrit, ti ndersehesh dhe te ndersesh ushtare kamikaze qe pretendojne demokracine brenda partise, por me nje kusht qe, mendimi i tyre te prevaloje mbi tendin dhe ne fund te kene te drejte vetem ata. Dhe nese kjo nuk ndodh, direkt te etiketojne peng i kryetarit, i besprerit.
A te kujtohet ajo dite, z Pollo?!
Total 0 Votes
0
0