Liri Berisha publikon librin “Nënë Tereza në jetën time”

Kulture

Gruaja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha njofton lexuesit se sot do të bëjë prezantimin e librit të saj, “Nënë Tereza në jetën time”.

Libri do të prezantohet në orën 17:30 në stendën e Shtëpisë Botuese 55.

Postimi:

Nënë Tereza, ky simbol vlerash të përbotshme, model i papërsëritshëm i dashurisë, mirësisë dhe vlerave humane, është krenari për kombin tonë.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin për publikimin e librit tim kushtuar asaj:

“NËNË TEREZA NË JETËN TIME”.

Prezantimi i këtij libri sot në orën 17:30 në Panairin e Librit, organizuar në Pallatin e Kongreseve, shënon një moment të veçantë të emocioneve, kujtimeve dhe ngjarjeve të njohjes time me Nënë Terezën.

Këto emocione kam kënaqësinë t’i ndaj me ju përmes faqeve të këtij libri, për të marrë të gjithë pak nga urtësia, mençuria dhe humanizmi i kësaj shenjtoreje.

Ju mirëpres në stendën e Shtëpisë Botuese 55!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?