Deromemaj: Do marr pjesë në Kuvendin e thirrur nga delegatët
Kryetari i PD në Vlorë, Genc Deromemaj, ishte një nga 5 kryetarët e degëve që kundërshtuan Lulzim Bashën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 Dhjetor.
Pas përfundimit të takimit në selinë blu, Deromemaj tha për mediat se do të merrte pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit të thirrur nga delegatët, pasi ata janë të mandatuar nga anëtarësia dhe vendimi i tyre është mbi çdo vendim tjetër.
I pyetur nëse i druhej përjashtimit, ai u shpreh se nuk e ka problem që ta përjashtojnë, nëse kjo do të sillte të mirën e Partisë Demokratike.
“Vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në të gjithë Shqipërinë, diskutimet e tjera nuk kanë më vlerë, pasi vendimi i delegatëve që janë mandatuar nga anëtarësia, prevalon mbi çdo lloj vendimi të çdo strukture tjetër. Kryetari na kujtoi edhe njëherë të drejtën e tij për të marrë masa për çdo funskionar që nuk do të zbatojë vendimet e Kryesisë”, tha Deromemaj.
I druheni përjashtimit nëse merrni pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit?
Deromemaj: Nëse përjashtimi im apo i kujtdo nga kolegëve të mi do të sjellë të mirën e PD-së, le të bëhet, por besoj se përjashtimi edhe i anëtarit më të thjeshtë, nuk e ndihmon PD-në. Unë do të shkoj në Kuvendin e thirrur nga delegatët. Në Vlorë janë mbi 75% e delegatëve që kanë firmosur, i kam kontrolluar vetë