Basha: Veting në politikë që shteti të çlirohet nga kapja e pushtetarëve të lidhur me oligarkët

Politike

Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar permes nje mesazhi, ku ben thirrje per vettingun ne politike.

Sipas Bashes, kapja e shtetit nga pushtetaret e lidhur me oligarket ka arritur nivelin me te larte.

MESAZHI I BASHES

Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.

  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?