“Qeveri boll bëre vajtocën, por vepro!”, Vasili për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier

Aktualitet

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili kërkon nga qeveria nxjerrjen e përgjegjësive për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier.

Ai shprehet se duhet një analizë e hollësishme, rreptësisht kritike e çdo hallke të shtetit që nuk funksionon dhe që krijuan premisa për këtë horror të vërtetë, duke i kërkuar qeverisë të ndalojë duke bërë vajtocën.

POSTIMI I PLOTË

Qeveri boll bëre vajtocën, por vepro! Ngjarja e tmerrshme në Fier është e papajtueshme me çdo retorikë dhe patetizëm.

 

 

Analizë e hollësishme rreptësisht kritike e çdo hallke të shtetit, që nuk funksionon, që është atrofizuar dhe që është asgjësuar dhe që krijuan premisa për këtë horror të vërtetë, kjo kërkohet me urgjencë dhe sa më parë.

Nxjerrje e përgjegjësive dhe veprime urgjente e të qarta të qeverisë, kjo duhet, këtë presin qytetarët shqiptarë të pambrojtur e të rrezikuar.

Asgjë nuk kemi parë nga këto! Kemi parë veç fjalë, ngushëllime dhe përdëllime pa fund nga kryeministri etj me radhë qeveritarë gjithfarësh.

Qeveria boll bëri vajtocën, sepse nuk është vajtocë, por përgjegjëse e vetme kushtetuese për të parandaluar këto tragjedi përmes veprimeve konkrete.
Lumenjtë e ngushëllimeve hipokrite pa veprime veç do të prodhojnë ngjarje të tjera të renda. #Kohapertevepruareshtetani

Vasili Fb
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?