Kuvendi Kombëtar i PD/ Basha thërret në takim krerët e 71 degëve

Politike

Ditën e sotme në orën 16.00, kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e 71 degëve të PD. Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor. Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD.

Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato që i quajti “struktura paralele”. Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?