PD kundër Buxhetit 2022: Nuk është për qytetarët, por për njerëzit e Ramës!

Politike

Partia Demokratike do të votojë kundër Buxhetit të vitit 2022 që po diskutohet në Kuvend. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazmend Bardhi, është shprehur se  ky buxhet nuk parashikon mbështetje për qytetarët por për “njerëzit e Ramës”.

“Nga njëra anë është parashikuar të marrë 1 miliardë dollarë borxh dhe nga ana tjetër nuk ka rritje reale rrogash dhe pensionesh, nuk ka vende të reja pune dhe as investime domethënëse. Po merr borxh për të paguar koncesionet”, tha Bardhi ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Gaz Bardhit:

As buxheti dhe as paketa fiskale nuk punojnë për qytetarët, por për një grusht njerëzish pranë kryeministrit, qeveria do të rrit taksat dhe çmime për shqiptarët që nuk prodhojnë as vende pune dhe as zhvillim. Nga njëra anë është parashikuar të marrë 1 miliardë dollarë borxh dhe nga ana tjetër nuk ka rritje reale rrogash dhe pensionesh, nuk ka vende të reja pune dhe as investime domethënëse. Po merr borxh për të paguar koncesionet.

Shtatë koncesionet nga më të çuditshmet do u kushtojnë shqiptarëve 2 miliardë dollarë. Paketa fiskale thellon hendekun mes pakicës së klientëve të qeverisë dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Është një paketë kundër shtresës së mesme. PD do votojë kundër marrjes peng të vendit për interesin e pak njerëzve që janë pasuar në mënyrë të paligjshme duke zhvatur shqiptarët! PD voton kundër buxhetit dhe paketës fiskale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?