Basha: Në këtë sallë ka kriminelë! Minimalja që mund të bëni, votoni vetingun në politikë

Politike

Në replikë ndaj deputetes socialiste, Klotilda Bushka e cila kërkoi në parlament nga deputetët të kenë kujdes në respektimin e kodit të sjelljes, kryedemokrati Lulzim Basha bëri akuzën e fortë ndërsa tha se në Kuvend nga kriminelë e anëtarë të krimit të organizuar.

“Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, është një harxhim kriminal i parave të taksa paguesve të OSBE. Pse? Kjo nuk është gjë tjetër,  veçse një koperturë që ju doni të hidhini mbi një kuvend. Këtu në kuvend ka kriminelë, anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e europolit, të FBI, të DEA-s ka edhe bedelë të organizatave kriminale dhe këtu pas ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, ndaj zonjave, tash 8 vite pa u hyrë gjemb në këmbë.

Ndaj nëse do kishte proporcionalitet s’mund të na bëni ju moral, minimalja është të votoni vetingun në politikë deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos se sa kjo këtu. Kur të nisni me sanksione, ai këtu s’duhet ë vijë më fare me ato që ka nxjerr nga goja. ndaj matini fjalët, se po vareni si parti  e kriminalizuar në palc. – u shpreh Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?