SPAK verifikon pasurinë e Taçit, kontrolle në Milano

Aktualitet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimin pasuror të biznesmenit të shpallur në kërkim, Rezart Taçit, i cili dyshohet për pastrim parash. Policia italiane ka nisur kontrolle në Milano dhe në Romë pasi dyshohet se aty po qëndron Taçi. Mirëpo nga këto kontrolle nuk është mundur të zbulohet vendndodhja e biznesmenit.

Mësohet se transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo tek e ajo e Taçit do ta bënte ekonomisti Fabio Petruzella i cili ka ardhur në Shqipëri pas 18 qershorit dhe kishte prokurë nga 90-vjeçari.

Por banka i kishte sekuestruar lekët për llogari të SPAK dhe s’ia ka pranuar veprimin. Në një moment ai ka thëne se s’kanë ardhur lekët, e pastaj kanë thënë se ai nuk është ai personi, pasi prokura nuk ishte e rregullt.

Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e djeshme. Në pranga kanë përfunduar dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo. Ish-bossi i kompanisë së naftës “ARMO”, akuzohet se është i përfshirë në pastrimin e parave nga veprimtaritë kriminale, vepër penale kjo e ngritur dhe për dy bashkëpuntorët e tij.

Taçi dyshohet se bashkëpunonte në Itali me 90-vjeçarin Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella-n, të cilët janë dy nga italianët e arrestuar në Itali, si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave, ndërsa janë në këkrim ende edhe dy italianët e tjerë. Përmes transaksioneve bankare, Taçi do të kalonte paratë e krimit në nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ne bankat e tjera jashtë vendit , ku dhe do të përfitonte përqindjen e tij, rreth 3 milionë euro.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?