Shqipëria e përgjysmuar ndaj Andorras, luhet edhe pa tifozë

Sport

Në Wembley pësuam jo vetëm një humbje të rëndë, por Shqipëria doli e dërrmuar në shumë aspekte. Në sfidën e fundit të fazës kualifikuese, atë kundër Andorra, trajneri Edy Reja duhet të bëjë llogaritë me një listë të gjatë mungesash. Gjimshiti, Abrashi e Balliu, ishin mungesat e para, edhe për sfidën ndaj Anglisë, ndërsa kundër ishullorëve u ndëshkuan me kartonë Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, të dy kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit.

255487761 4353572801408582 111326332722236837 N

Mbetet për tu vlerësuar gjendja e Keidi Bares dhe Marash Kumbullës, të dy dolën të dëmtuar që në fillimin e ndeshjes. Një pikëpyetje më vete është edhe Armando Broja, i cili ndaj Anglisë përfundoi në tribunë. Në këtë sfidë, Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion as tifozët, për shkak të dënimit të marrë pas sfidës me Poloninë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?