Pas ikjes së Ronaldos në Angli vila e tij në Itali jepet me qira

Show

Cristiano Ronaldo ka vendosur në tregun e qerasë shtëpinë e tij në Torino, Itali, e cila ka qenë shpesh pjesë e rëndësishme e sfondit në ‘Instagram-in’ e tij. Futbollisti jetoi për shumë kohë aty bashkë me familjen e tij të madhe, ndërsa tani u zhvendos në Angli pasi nënshkroi kontratë me një tjetër ekip.

Shtëpia është tashmë në gjendje për t’u marrë me qera nga kushdo që mund ta paguajë, megjithëse konsiderohet si një nga shtëpitë më të shtrenjta të zonës. Ajo është me katër kate, e rrethuar nga një kopsht gjigand dhe ka vend për fëmijë që të luajnë.

Ka spa, sauna, banjë turke, pishinë dhe palestër, ndërsa aredimi është i njëjtë me atë që ka lënë futbollisti. Ka gjithashtu një pamje të mrekullueshme dhe një kuzhinë gjigande.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?