Nga Drejtor spitali, zgjidhet drejtor i RTSH

Aktualitet

Enkelejd Joti është drejtori i ri i përgjithshëm i Radio Televizionit të Përgjithshëm Shqiptar. Ditën e sotme, Këshilli Drejtues i RTSH-së, me votim të fshehtë të 9 anëtarëve zgjodhën Jotin si drejtuesin e ri të institucionit.

Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen ditën e sotme proceduren statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.
Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike.

Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.

Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik.
Enkelejd Joti, para se te zgjidhet ne kete post ka qene, Administratori i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?