Basha i përgjigjet ashpër Ramës: Ajo është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje poshtë urave të Parisit.

Politike

Në replikë me kryeministrin Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj ashpër kreut të qeverisë sa i takon ironisë së tij me nënkryetaren e PD, Jorida Tabaku.

“Para se ti përgjigjem me shifra e fakte konkrete të konfirmuara jo nga tigrat e gënjeshtrës që mban afër, dua t’ju them znj. Kryetare të mos aplikoni standard të dyfishta. Ky njeri fyen individualisht e në grup opozitën. Ajo që iu referove është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje poshtë urave të Parisit. E specializuar në universitetet më të mira të botës.

Kujdes kur matesh me ne, ta ka thënë paraardhësi yt kur të solli këtu. Jemi gjeneratë tjetër ne. Nuk vijmë nga muri i Senës. Ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë së kësaj shoqërie. Mati mirë krahasimet. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Fjalorin e shteruar ruaje për shpinë tënde, nëse me këtë edukatë je rritur, dhe mos më bëj mua të jap kinon e plotë që meriton ndaj mbaje gojën. Je një hic, të tillë të ka prodhurar vetvetja dhe kjo është taksa e një shoqërie që nuk diti të ndalë nga e kaluara. Ti je taksa edhe e një pjesë të PD.” u shpreh Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?