Mediu: “Ka rrugë për të gjetur mirëkuptim për ta bërë më të fortë PD-në”

Politike

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dhënë sot një koment edhe për krizën në Partinë Demokratike, aleatët e tij të vjetër.

Mediu tha se vlera e PD-së qëndron tek të gjithë ata që e kanë themeluar dhe kanë qenë pjesë e saj. Duke kërkuar të përcaktohet qëllimi dhe zgjidhja e këtij qëllimi, ai theksoi se ka rrugë për të gjetur mirëkuptim për ta bërë më të fortë PD-në.

“Aleanca e PR-së me PD-në është një aleancë e hershme dhe unë shpresoj që PD-ja të dalë nga kjo krizë. Vlera e PD-së qëndron në të gjithë ata që kanë themeluar PD-në, kanë qenë pjesë në nivel lokal, qendror, në parlament, në aktivitetin politik të PD-së dhe padyshim të jetë e hapur për një sinergji të re me njerëz të rinj në PD. PD nuk është thjesht dhe vetëm e PD-së, por është një vlerë e shoqërisë shqiptare. Në këtë pikëpamje është e rëndësishme të përcaktohet qëllimi dhe zgjidhja e këtij qëllimi. Ka rrugë për të gjetur mirëkuptim për ta bërë më të fortë PD-në dhe padyshim për t’i dhënë një raport më ndryshe opozitës në lidershipin e PD-së”, tha Mediu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?