Formularët, Bardhi: Sot u fyen ata që besuan te Berisha

Politike

Në një prononcim për mediat nga selia e PD, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi apeloi edhe një herë kërkesën që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë.

Bardhi: Të ndiqen procedurat sipas statutit të partisë. Sot nuk janë fyer vetëm cdo anëtar, por fyer dhe tallur dhe me atë pakicë që kanë besuar te levizja e zotit Berisha. Dhe sikur, të jetë siguruar 1 e teta apo e 10, vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë dhe nuk bëhet shoë me vullnetin e demokratëve. Zëri i tyre do duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë, dua të ripërsëris thirrjen time, që nxirrini firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarë që nuk janë në gjenjde të verifkojnë nëse janë nënshkruesti anëtare apo nëse janë demokratë, janë apo nuk janë gjallë.

Dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, jepini mundësi demokratëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Unë dje ju shpjegova procedurën statutore, janë rregulla se si funksionin një institucion. Kjo parti është krenari e demokratëve, nuk tallet njeri me PD, rregullat janë të qarta, duhet të mblidhen institucionet. Të dëgjohet zëri i çdo demokrati.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?