Vasili: Parlamenti Europian shembi histerinë e Ramës

Analize

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se Parlamenti Europian shembi histerinë e kryeministrit Rama për “Open Balkan” duke deklaruar se nuk ka lidhje me BE.

Ai i referohet deklaratës së reporteres për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila është shprehur: “Open Balkan është nisme që nuk ka lidhje me BE. Jam e fokusuar në çështjen e integrimit ne BE për Shqipërinë, ashtu siç besoj se duhet të jemi të gjithë dhe në asgjë tjetër”.

Sipas Vasilit, këtu marrin fund dihatjet histerike të Edi Ramës për Open Ballkanin e tij pro-serb dhe anti-shqiptar e anti-kosovar.

“Analistët, që Edi Rama i mban me para” mund të vazhdojnë të njëjtën këngë të shpifur për Open Ballkan për të justifikuar paratë që marrin prej tij”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE  Aksident fatal në Tiranë, dy persona humbin jetën

Vasili nënvizon se ka vetëm një rrugë të drejtë dhe që shqiptaret e besojnë dhe e duan: Integrimin Europian dhe Anëtarësimin në BE dhe orientimin vetëm e të pandryshuar Perëndimor!

Edi Rama ka gjithashtu edhe ai vetëm një rrugë, sipas tij: Të punojë ditë e natë kundër Europës dhe integrimit europian dhe të bëhet copë për interesat e Serbisë dhe të çdo interesi që vjen nga Lindja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?