Dorëzimi i 4200 firmave/ Paloka: Do të respektoj shumicën e atyre që duan mbledhjen e Kuvendit

Politike

Kryetari Këshillit Kombëtar dhe deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka dhënë një prononcim për mediat pas dorëzimit të firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në selinë blu. Paloka u shpreh para gazetarëve se asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë Kuvendit. Ai tha e formularët do qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur vetëm ditën e Kuvendit.

“Firmat janë depozituar dhe formularët në zyrën time. E dëgjuat shpjegimin nga Berisha se përse formularët u dorëzuan në zyrën time. Nuk ka detyrim dhe asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë Kuvendit. Një kërkesë e veçantë që është nga firmëtarët është që të ruhet fshehtësia e të të dhënave të tyre, Tashmë është bërë e njohur edhe çështja e patronazhistëve të PS. Për këtë arsye këto formularë do qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur vetëm ditën e Kuvendit. Do të bëhet verifikimi një më një i mandateve. Unë jam një nga ata që nuk ka plotësuar formular por do respektoj shumicën e atyre që duan mbledhjen e Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve. Ne kemi detyrimin të sigurojmë që Kuvendi të shkojë sa më mirë. Deputetët janë të padiskutueshëm në Kuvend. Do të ketë një komision që verifikon mandatet”- tha ai.


Pak më parë Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha dhe të tjerë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Berisha bëri me dije në konferencën për shtyp se firmat do të dorëzohen deputetit Edi Paloka pasi Këshilli Kombëtar është organi i dytë më i rëndësishëm në PD.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?