Aksident te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, makina përplas aktorin Gaz Paja

Aktualitet

Aktori i njohur i humorit Gazmend Paja është aksidentuar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë. Policia njofton se ai është përplasur nga një makinën në vendin e njohur si “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?