Raporti i DASH e nxjerr Shqipërinë si vend me korrupsion të lartë

Aktualitet

Korrupsioni në Shqipëri mbetet në nivele të larta. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhet se vendi ynë ka një nivel të lartë të shqetësimit të PPP-ve dhe thekson faktin se investitorët amerikanë po pengohen për të investuar.

Lidhur me këtë raport, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili me anë të një postimi në Tëitter, ka bërë thirrje që të niste sa më parë Vettingu në politikë për të ndëshkuar politikanët që kanë abuzuar me postet publike.

Postimi i Plotë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha:

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish.#vettingnëpolitikë.

Image

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?