Japonia lëshon në hapësirë raketën “Epsilon-5” me nëntë satelitë
Japonia ka lëshuar në hapësirë raketën “Epsilon-5″ që barti nëntë satelitë.
Agjencia Japoneze e Kërkimeve Hapësinore (JAXA) njoftoi se raketa u lëshua nga stacioni hapësinor ”Uchinoura” në Kagoshima, në jugperëndim të vendit.
Raketa, e cila u prodhua nga 10 institute kombëtare shkencore, ka diametër 2,6 metra, gjatësi 26 metra dhe peshon 96 tonë.
Siç thuhet, raketa përdor lëndë djegëse të ngurtë dhe falë inteligjencës artificiale, kostot e nisjes dhe funksionimit të saj janë reduktuar.
Bëhet e ditur se raketa “Epsilon-5”, e cila synon të inkurajojë institucionet arsimore dhe kompanitë tregtare që kryejnë aktivitete në hapësirë dhe mbart nëntë satelitë, është prodhuar me koston 5,8 miliardë jenë (51 milionë dollarë).
Sipas agjencisë Kyodo, JAXA lëshoi për herë të fundit një raketë të tipit Epsilon në janar të vitit 2019.