Manja: Gjobëvënësit me maskën e shtetit do përballen me drejtësinë!

Aktualitet

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat pohoi se do të vihen para ligjit të gjithë ata inspektorë në terren që nuk zbatojnë ligjin.

Duke marrë shkas nga denoncimi i një qytetari në Fier, Manja tha se raste të tilla nuk do të lejohen, ndërsa iu bëri thirrje atyre që mos të bien pre e kërcënimeve të inspektorëve që kërkojnë lekë.

“Procesi anti-korrupsion do të jetë transparent dhe tolerancë zero për këdo që do të na dalë përpara. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojnë , na kanë në krah sepse nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes zgjatet edhe litari. Një qytetar është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier, por nuk ka rënë pre e presionit. Sot gjobëvënësit me maskën e shtetit , por që nuk e përfaqësojnë shtetin do të përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Do të vendoset kallëzim edhe për drejtuesit e tyre. Është shoqëruar dhe me pamje filmike dhe inspektorët janë me emër dhe mbiemër. Uroj që Prokuroria të vendoset në lëvizje”, tha Manja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?