Peleshi: Jemi të ekspozuar nga sulmet kibernetike

Aktualitet

Sulmet kibernetike drejt institucioneve tona shtetërore dhe atyre private janë të përditshme me disa dhjetra dhe disa qindra.”. Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi sot në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, teksa prezantoi buxhetin për vitin 2022.

Gjatë fjalës së tij Peleshi, duke menduar se komisioni nuk kishte prani dhe kamerave, por që transmetohej live në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë në “Fb’ tha se vendi ynë është i rrezikuar nga sulmet kibernetike. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se shumë kompani kishin paguar gjoba apo janë sulmuar. Ai tha se do të ngrihet agjencia ushtarake e kibernetikës, falë fondit prej 18 milionë dollarë nga SHBA.

“Nuk e përmenda mbrojtjen kibernetike në fjalën time, ne mbase na duket sikur kjo është shumë futuriste, por e vërteta është se nuk e dija për masën e ballafaqimeve me sulmet kibernetike qe vendi ynë ka. Jemi të ekspozuar nga sulmet kibernetike, edhe këtu nuk ka kamera. Ne jemi ende modest në mbrojtjen kibernetike, duke nisur nga privatët dhe institucionet shtetërore. Sulmet kibernetike drejt institucioneve tona shtetërore dhe atyre private janë të përditshme me disa dhjetëra dhe disa qindra. Në kemi një partner strategjik, me SHBA që kap shifrën e 18 milionë euro, nuk është nga buxheti ynë, ku do të ngremë njësinë ushtarake të sulmeve kibernetike. Kemi reduktuar punonjësit, por duhet t’i shtojmë. Jemi në sfidën se si t’i rrisim kapacitetet tona njerëzore. Tregu i kërkon në nivele të larta, në krahasim me nivelin tonë të pagave.

Do parashikojmë bonus për ata që mund të jenë në treg të kërkuar. Mbrojtja kibernetike nuk është një gjë që e bën apo jo, por është si mbrojtja e vendit. Na mungon një institucion që bën politikat e mbrojtjes kibernetike kombëtare. Kam marrë informacione nga Inteligjenca, për disa kompani private, se jo të gjitha e deklarojnë se janë sulmuar, kanë paguar gjoba, kanë paguar dhjetëra mijëra euro me kriptomonedha, se teknologjia e mundëson. Mbrojtja kibernetike është nevojë e të sotmes. Ne do të mundohemi të bëjmë rolin tonë. Janë 18 mln dollarë që do të jetë kontribut i partnerëve amerikanë.”, tha Peleshi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?