Albana Vokshi është deputetja e radhës nga Partia Demokratike që mbështet Sali Berishën për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.
Ajo u shpreh ditën e sotme në Abc se është për respektimin e procedurave dhe statutit të partisë, teksa shtoi se këtë mendim e ka patur që në momentin që Basha përjashtoi ish-kryeministrin Berisha.
“Unë jam për respektimin e procedurave, statutit, në këndvështrimin tim është çështje shumë e rëndësishme sepse nëse nuk zbatohet statuti atëherë përse duhet t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë Kushtetutën.
Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin, ¼ e anëtarëve të Kuvendit, në cdo kohë që kërkojnë. Nuk duhet miratimi i Kryesisë.
Është një hap përpara për respektimin dhe demokratizimin e partisë. Që kur Basha publikoi vendimin (për përjashtimin e Sali Berishës) e kam thënë mendimin tim se duhen respektuar forumet, mendimi i tyre”, tha ajo.