Braçe i del sërish në mbrojtje: Gangster nuk je kur emigron dhe punon…

Aktualitet Politike

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje edhe një herë tjetër kryebashkiakut socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili një ditë më parë u morr i pandehur nga SPAK.

Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se nuk je gangster kur emigron dhe shkon për të punuar dhe kur kërkon të paguhesh për punën që bën.

Sipas Braçes, “dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë politikë”.

Kujtojmë që Ismailaj është i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme, pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi, në vitin 1999.

Denoncimi është bërë disa muaj më parë nga Partia Demokratike, e cila paraqiti provat në SPAK, ndërkohë që dënimi për këtë vepër penale është deri në 4 vite burgim.

Postimi i plotë i Braçes:

Edhe nje here;

GANGSTER NUK JE kur;

Emigron, punon si i tille, kerkon te paguhesh per punen qe ben.

Poooo, faj eshte te kerkosh te paguhesh per punen qe ke kryer edhe me force-nese provohet e tille.

Por GANGSTER NE POLITIKE nuk je!

GANGSTER JE kur;

Emigron, punon ne pune te pista duke ju dhene krimit me gjithe fuqine tende, vjedh makina dhe i trafikon, trafikon droge e arme, siguron te ardhura pa mase dhe kthehesh ne vendin tend ku, me ato para, ble kedo qe merr vendim te te bej udheheqes politik, me ato para ble vota cep e me cep te territorit politik ku te kane bere MBRET!

DEKRIMINALIZIMI PER FAT TE KEQ PO SHERBEN SI AMNISTI PER GANGSTERET E VERTETE POLITIKE!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?