Avokati Daci: Opinionet e Venecias janë kontradiktore

Aktualitet

Jordan Daci, avokat i shoqatës së Bashkive, ka folur për mediat pas seancës së parë që është mbajtur në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai ka thënë se opinionet e Komisionit të Venecias janë kontradiktore.

“Opinioni i Venecias I përgjigjet vetëm 3 pyetjeve, ndërkohë që në Gjykatë janë 20 pyetje të tjera me karakter të ndryshëm dhe nuk lidhen domosdoshmërisht me atë që thotë Komisioni.

Ne mendojmë që ka kompetencë dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta gjykojë përtej konkluzioneve të Komisionit të Venecias të cilat janë kontradiktore dhe në mendimin tim nuk mbështeten në teorinë e të drejtës kushtetuese”, u shpreh avokati Daci.

Shoqata e Bashkive kërkon:

1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Pas didkutimeve që janë mbajtur në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka deklaruar përfundimin e saj dhe trupa është tërhequr për të marrë vendim. Brenda 30 ditëve, orgnai më i lartë që vlerëson kushtetutshmërinë e ligjeve në Shqipëri, do të thonë nëse zgjedhjet e 30 qershorit ishin të rregullta ose jo.

Elira Kokona, përfaqësuese e Kryeministrisë në seancë ka kërkuar nga Gjykata respektim të mendimit të Venecias dhe zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të cilësohen si të ligjshme. Ndryshe është shprehur avokati Daci, i cili ka kërkuar që të mos merret parasysh vendimi i Venecias.

Përfaqësuesja e Kuvendit tha se shoqata nuk legjitimohet për kërkesën e depozituar. Ajo gjithashtu nënvizoi se është dakord me mendimin e Venecias se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencën vlerësimit e kushtetuetshmërisë së zgjedhjeve.

Ndërkohë, juristja e Presidencës Ketrin Treska kërkoi pranimin e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Sipas saj zgjedhjet pa opozitën ishin problematike pasi qytetarëve iu hoq mundësia e zgjedhjes dhe ato votime ishin antikushtetuese. Sipas Presidentit kërkesat e shoqatës janë të drejta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?