Berisha: Yuri Kim shëtit nëpër livadhe me gazetaren e Ertv-së

Politike

Me ironi, Berisha tha se zonja e nderuar (ambasadorja Yuri Kim) kullot në livadhet e qeverisë, duke përmendur dhe Anjeza Majën. Këtë të fundit ai e quajti ‘Majezën e qeverisë’, duke thënë se ambasadorja së bashku me Majën udhëtojnë fundjavave së bashku.

“Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta. Thelbi i “Foltores”, nuk është kundër miqve tanë. Prandaj u them që mos dëgjoni ata, pasi Sali Berisha bashkë me ju vetëm që do të ngremë PD-në do ta çojmë në pushtet, por do të vendosim marrëdhëniet më të mira me BE-në dhe SHBA. Pengkryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran i tij që duhet të na etiketojë ne si antiamerikanë janë më qesharak se çdo personazh.. Amerika është e vlerave të mëdha, e votës së lirë, e sovranitetit. Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë,”- u shpreh Berisha ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?