Kuvendi ndërpret transmetimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor për 25 prillin,

Politike

Kuvendi ka ndërprerë transmetimin e mbledhjes së Komisionit parlamentar Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit sapo deputetët e PS janë larguar për së dyti.

Me gjithë paralajmërimet e kreut të Komisionit, deputetit të PD Enkelejd Alibeaj, transmetimi në faqen e “Facebook” të Kuvendit të Shqipërisë është ndërprerë pas debatit mes Alibeajt dhe Drejtoreshës së Shërbimit në Kuvend Lefterie Luzi.

Ndërkohë që Alibeaj ka paralajmëruar se do të ketë kallëzim penal për këdo punonjës të administratës së Kuvendit që vendosi të ndërpresë transmetimin.
“Do paraqes kallëzim penal për këdo punonjës të administratës së kuvendit që vendosi për ndërprerjen e transmetimit të mbledhjes së komisionit”, deklaroi Alibeaj, i cili vijon të drejtojë mbledhjen pa praninë e opozitës dhe të patransmetuar për mediat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?