Kërcenohen kryeministri slloven Jansa dhe Ministri i Mbrojtjes Tonin

Bota

Mediat kanë raportuar se kryeministri, Janez Jansa dhe ministri i Mbrojtjes, Matej Tonin të premten kanë marrë kërcënime me postë, me municion të vërtetë të vendosur në letra. Kërcënimet e dërguara në adresat e shtëpive të politikanëve u konfirmuan më pas nga kryeministria dhe vetë Tonin. Ngjarja tashmë është duke u hetuar nga policia. Mediat sllovene raportojnë rastin e dyshimtë kur një javë më parë, dy protestues vizituan shtëpinë e Matej Tonin dhe pretenduan se ishin punonjës të një operatori telekomunikacioni.

Kryeministri ka marrë një foto të tij dhe të famijes me një objektiv të pikturuar mbi fytyrat e tyre. Mbi foto ishte një mbishkrim me një kërcënim me vdekje dhe një paralajmërim se “skuadrat janë duke pritur për komandën”. Të njëjtin kërcënim e ka marrë edhe Ministri i Mbrojtjes, Tonin.

Zyrtarët nuk janë të vetmit që u kërcënuan. Sipas dërguesit të panjohur mesazhi vlen edhe të gjithë mbështetësit e qeverisë aktuale.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?