Progres raporti i KE/ Meta pret ambasadorin Soreca

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, i cili i dorëzoi Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.

“Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane.Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes.”- shkruan Meta në një postim në facebook.

Postimi i plotë:
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sh.T.Z. Luigi Soreca më dorëzoi sot Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.
Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE.
Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane.
Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?