Basha pret ambasadorin e Austrisë: Mbështetja e tyre nuk mungon sot

Politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner. Basha ka ndarë pamjet nga takimi në ‘Tëitter’, për të cilin shkruan se ishte kënaqësi që priti ambasadorin. Më tej, kreydemokrati shton se miqësia mes dy vendeve ka qënë një aset i çmuar për rrugëtimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

POSTIMI I BASHËS:

Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë , Dr. Christian Steiner ! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë Mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?