Alibeaj: “S’e vendosi ju”, rendin e ditës

Aktualitet Politike

Enkelejd Alibeaj (lexon rendin e ditës): Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor. Zgjedhja e Sekretarit të Komisionit. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit.

Toni Gogu: Jemi dakord që vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet….

Gazment Bardhi: Nuk votohet rendi i ditës në Komision, miratimi i rregullores janë çështje që duhet të ishin zgjedhur më parë.

Oerd Bylykbashi: Një kërkesë e tillë është e pavend, aq më tepër edhe përcaktimi i mbledhjes së komisionit, të ecim para.

Klotilda Bushka: S’po bëjmë një kërkesë për të hedhur në votim rendin e ditës, por duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi mes kryetarit dhe nënkryetarit, për ta vënë në shina në përputhje me rregulloren ligjore. Për ne nuk ka problem.

Enkelejd Alibeaj: S’ju kuptova mirë….Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.

Nasip Naço: Nuk keni vetëm ju te drejtë të miratoni rendin e ditës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?