Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë

Rajoni

Proçesi i numërimit në Kosovë po shkon drejt fundit! Rezultatet zyrtare paraprake japin një konfigurim të qartë se kush do t’i udhëheqë disa nga komunat në Republikën e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një rezultat negativ në zgjedhjet e 17 tetorit, ku nuk ka arritur të marrë asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse udhëheq në disa prej tyre, shkon në balotazh.

KQZ-ja tashmë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në shumicën e komunave. Numërimi i votave ka përfunduar në Deçan, ku sipas rezultatit Bashkim Ramosaj i AAK-së pritet të jetë sërish kryetar i kësaj komune me 65,17% të votave të fituara.

Edhe në Drenas ka përfunduar numërimi i votave, mirëpo kjo komunë pritet të shkoj në balotazh, ku sërish në garë për të parin e kësaj komune do të jenë Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi.

Komunat tjera ku ka përfunduar numërimi i votave janë Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Novovërda, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Shtërpca, Suhareka, Vushtrria, Zubin Potoku, Zveçani, Malisheva, Juniku, Mamusha, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e veriut.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna – ( Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan Zubin Potoku dhe Kllokot).

Partia Demokratike e Kosovës katër komuna – (Mitrovicë, Ferizaj, Hani i Elezit, Skenderaj).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna – ( Deçan dhe Suharekë).

Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna – ( Lipjan dhe Pejë).

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

Tashmë janë përcaktuar 17 kryetarë të rinj të komunave në Kosovë dhe 21 të tjera do të duhet të garojnë në raundin e dytë për të mësuar kryetarin e tyre.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës.

-Gjakova (AAK-LVV)

-Gjilani (LVV-LDK)

-Dragashi (PDK-LDK)

-Klina (AAK-PDK)

-Kamenica (PSD-LVV)

-Podujeva (LVV-LDK)

-Prishtina (LVV-LDK)

-Prizreni (LVV-PDK)

-Vitija (LDK-LVV)

-Vushtrria (PDK-LDK)

-Malisheva (Nisma-PDK)

-Juniku (AAK-LDK)

-Mamusha (KDTP-KATP)

-Gllogovc (PDK-DD)

-Kllokot (Lista Serbe-GI SNS)

-Istog (LDK-AAK)

-Shtime (PDK-LVV)

-Rahovec (AAK-LVV)

-Fushë Kosova (LDK-LVV)

-Obiliqi (IQO-LVV)

-Kaçanik (PDK-LVV)

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije se nga 1 milion e 885 mijë e 448 persona, në këto zgjedhje kanë votuar 799 mijë 960 qytetarë, rreth 42.50 për qind. Komunat me pjesëmarrjen më të lartë kanë qenë ato serbe ku këto të fundit i kanë kaluar 55 për qind të qytetarëve që kanë votuar. Ndërsa më pak nga të gjitha kanë votuar qytetarët e Dragashit. Në këtë komunë deri në orën 16:00 ditën e djeshme kanë votuar 20,36 për qind. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 mijë prej tyre ishin votues për herë të parë.


ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?