Viti i ri akademik, Nikolla uron studentët: Do t’ia dilni mbanë sfidave. Vaksinohuni për të dhënë shembullin tuaj

Aktualitet

Ish-ministrja e Arsimit, aktualisht kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot studentët, pedagogët dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Nikolla shkruan se ky vit nuk do të jetë i lehtë, por me ndihmën e pedagogëve dhe mbështetjen e prindërve, do të përballohen të gjitha sfidat.

Ajo këshillon studentët që të ndjekin këshillat e mjekëve dhe të vaksinohen, për të dhënë shembullin si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë.

“Të dashur studentë, pedagogë e prindër, Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë! Një vit të mbarë!”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?