“Më 25 nëntor nis shpërndarja e apartamenteve”
Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrat kanë dalë në konferencë dhe kanë zbardhur vendimet e qeverisë.
Zv. Kryeministri njëherazi dhe ministër i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka thënë se më 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit të 2019.
“Në 25 nëntor do fillojë shpërndarja e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti. Duke parë transparencën çdo qytetar duhet të jetë i qetë për atë që i takon. Po ndërtohen 167 shkolla, përfshirë edhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Janë sot që po flasim 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër është në fazën përfundimtare,” tha Ahmetaj.
Ai ka folur edhe për çmimet e energjisë elektrike, duke thënë se kryeministri ishte i qartë në 3 pikat e tij.
“Kryeministri ishte shumë i qartë në 3 pikat e tij. Për pjesën tjetër ka një reformë dhe do të vazhdohet ashtu sikurse ka qenë planifikuar, për familjarët dhe bizneset e vegjël nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne po punojmë për furnizim të pandërprerë. Qytetarët që do të përfitojnë apartamente ose njësi do të jenë përballë shortit publik. Të gjitha familjet do të jetë përballë një procesi transparent. Prandaj qytetarët do të jenë të qetë për ato që i takon. Po ashtu Shqipëria ka dalë në tregun ndërkombëtar në javët dhe muajt që vijnë,” tha ai ndër të tjera.