Sherr mes mësueseve të gjimnazit ‘Andon Zako Çajupi’

Aktualitet

Konflikt mes dy mësuesve të gjimnazit ‘Andon Zako Çajupi’ në Tiranë ka shoqëruar në polici 5 persona. Konflikti nisi rreth orës 08:50, përballë lokalit që gjendet në rrugën e gjimnazit në kryeqytet. Disa persona janë konfliktuar mes tyre me karrige dhe sende të forta. Një efektiv i rastit ka ndërhyrë për t’i ndarë mirëpo situata degradoi deri në përdorimin e armës. Një prej personave të përfshirë në konflikt ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te nxënësit.


Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk raportohen për viktima, por 4 persona kanë pësuar lëndime nga konflikti, pasi janë goditur me sende të forta. Policia ka bërë shoqërimin në komisiariat të dy personave, ndërkohë që është sekuestruar dhe arma.

Nxënësve të gjimnazit iu është kërkuar nga policia që të qëndrojnë në klasa për të qënë më të sigurtë.

  • Plagosja pranë gjimnazit/ Njoftimi i policisë: U përfshinë 6 persona, ndalohen 5 prej tyre, nuk dihet kujt i përket arma

    Sherri ne Tirane

    Policia e Tiranës ka dalë me njoftimin zyrtar për konfliktin e ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë. Mësohet se në ngjarje janë përfshirë 6 persona ndërkohë që 5 prej tyre janë shoqëruar në polici. Një 32-vjeçar ka mbetur i lënduar nga konflikti. Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.

    NJOFTIMI:

    Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta. Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve. Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

      
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?