Protesta para Kryeministrisë: Të hënën, sërish në shesh!
Qindra qytetarë u mblodhën sot për më shumë se një orë para godinës së Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburantit.
Që prej orës 17:00, qytetarët me pankarta në duar u mblodhën për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimeve, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në zyrën e tij por në një takim pune në Slloveni. Me radhë qytetarë të thjeshtë kanë marrë megafonin për të shprehur kundërshtimin e tyre për rritjen e çmimeve, duke treguar edhe problematikat e tyre të përditshme.
KËRKESAT E QYTETARËVE:
-Ne propozojmë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.
-Kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.
-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë
-Heqjen e akcizës së gazit
Edhe pse të paftuar nga qytetarët, pjesë e protestës u bënë edhe eksponentë të Partisë Demokratike, si Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Saimir Korreshi, Andi Lila, etj. Larg kamerave, të grumbulluar me njëri-tjetrin, ata kanë dëgjuar të gjitha ankesat e qytetarëve. Por pikërisht me gatishmërinë e tyre për t’ju bashkuar protestës, mëngjesin e sotëm u shkaktua edhe një ngatërresë me Ambasadën amerikanë në Tiranë, të cilët ia faturuan organizimin e kësaj proteste Partisë Demokratike.
Përmes një mesazhi zyrtar të ndarë në faqen e tyre të ‘ëeb’, ata këshillonin qytetarët shqiptarë që të mos jenë të pranishëm në tubimin që do të zhvillohet përballë kryeministrisë në orën 17:00, duke shkaktuar reagime të forta në rrjet. Por megjithatë deklarata u rregullua. Në fund të protestës së sotme, u vendos edhe data për takimin e radhës, ku qytetarët do të mblidhen sërish të hënën në të njëjtën orë.
Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?
E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet em ëvonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.
Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.
(k.m.f.m/Dosja.al)