Meta: ‘Skenar i ZI për ta lënë vendin pa opozitë’

Aktualitet Politike

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se në Komisionin e Venecias nuk ka asnjë çështje që ka të bëjë me presidentin. Kjo ishte ajo që u tha ditën e sotme nga Meta, teksa ndodhej në Pogradec për të marrë pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’. Për gazetarët, presidenti hodhi poshtë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e tij, duke thënë se është vetëm çështje politike e se ndihet i qetë dhe mjaft krenar për gjithë veprimtarinë e tij që është bërë në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i shtetit nuk zgjodhi që të komentojë asnjë zhvillim politik që po në ndodh në Partinë Demokratike, me Bashën dhe Ish-kryeministrin Sali Berisha. Meta zgjodhi që të qëndrojë neutral duke mos komentuar asgjë për momentin, vetëm pas 24 korrikut.

Presidenti tha se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që sipas tij luhet prej vitesh. I pyetur për qendrimin e mbajtur nga SPAK për patronazhistët, Meta tha se vlerëson qëndrimet e ‘Transparency international’ e se nuk është i zhgënjyer nga lajme të tjera.


PYETJET

Pritet qe me 14 tetor Komisioni i Venecias të japë një opinion për shkarkimin tuaj, a keni pasur kontakte me Komisionin e Venecias dhe a i druheni një shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese?

Jam i zhgënjyer për pyetjen tuaj, pasi nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pa shqetësuar, për sjelljet e të tjerëve. Pasi sjelljet e mia kanë qenë pro Kushtetutës. Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me BE. Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese.

A mund të kemi zgjedhje?
Prej vitesh presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore, në pikëpamjen e time është një çështje e qartë.

Sa mund të ndikojë lëvizja e zotit Berisha me ‘Foltoren’ e tij? Takimet e tij që po bën me bazën apo dhe zhvillimet në PD të cilën ju e quajtët ‘krizë’…

Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada, ajo ka uljet e ngritje e saj në një sistem të caktuar politik dhe shoqëror edhe brenda grupimeve politike.

Se keni fshehur kurrë simpatinë për zotin Berisha. Po ai hedh akuza për bashkëpunim Rama-Basha. Si i shihni këto akuza?

Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre debateve. Pas 24 korrikut vazhdimisht ato janë çështje të tyre mjaftojnë të respektojnë kushtetutën dhe parimet demokratike.

A keni parë vendin me një opozitë kaq të dobët herë tjetër?

Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh. Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.

Sot është mengjes lutjesh. Përse lutet sot Meta?

Lutem për burimin e gjithë forcës për të cilën ka nevojë çdo njeri e grupim apo shoqëri për të kaluar me sukses vështirësitë dhe bashkëjetesën shoqërore

Si e shihni vendimin e SPAK që nuk po heton patronazhistët?

I qëndroj vlerësimeve të ‘Transparency international’ dhe nuk jam i zhgënjyer nga çdo lloj lajmi tjetër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?