Bandat e kanabisit ekzekutojnë nënkomisarin në Lezhë

Aktualitet

Ekzekutohet në një kanal në zonën e njohur si Ishull Lezhë, nënkomisari i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 44-vjeçari ishte pjesë e një grupi që po patrullonte për të kontrolluar territorin nëse ishin mbjellë parcela me kanabis. Hoxha po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain, në momentin që është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Trafikantët e drogës dyshohet se kanë qëlluar mbi njësinë antikanabis në Policinë e Shtetit, gjatë këtij operacioni.  Paraprakisht mësohet se është shpallur në kërkim një person i dyshuar me inicialet A.R.

 

(k.m;f.g/dosja.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?